Londër, rreth 78% e kompanive pranojnë të paguajnë më shumë burrat se gratë

519
Rreth tetë nga 10 kompani të mëdha në Britaninë e Madhe kanë pranuar të paguajnë më shumë burrat se gratë, pas një listë të publikuar sot nga qeveria që kërkon të vendosë transparencë për këtë çështje.
Ministria e Brendshme kishte dhënë afat deri dje në mesnatë për kompanitë me më shumë se 250 punonjës në të gjithë sektorët, si dhe për një pjesë të administratës, për të publikuar ndryshimet e tyre të pagave mes burrave dhe grave.
Më shumë se 10 000 mes tyre kishin dhënë këto informacione sot në mëngjes, shkruan Atsh.
Mes këtyre të fundit, 92% kanë pranuar ekzistencën e ndryshimeve të pagave mes burrave dhe grave, 78% në favor të burrave dhe 14 % në favor të grave.
Rreth 8% e shoqërive kanë paraqitur paga të barabarta mes burrave dhe grave.
Në një artikull të publikuar dje në “Daily Telegraph”, kryeministrja, Theresa May i cilësoi dallimet në pagë mes sekseve si padrejtësi e rëndë që duhet mënjanuar menjëherë.
Sigal