Greqi, Qeveria ia dërgoi parlamentit propozimin për kredi

462
Qeveria e Greqisë sot e ka dërguar në parlamentin e këtij vendi propozim-legjislacionin e domosdoshëm për fillimin e bisedimeve për kredinë e tretë ndërkombëtare. Ky propozim për masat e kursimit, që do të diskutohet nesër në parlament, përfshinë reformat në legjislacionet për punë, pensionistët dhe taksat.
Duhet të miratohet para afatit, që kalon nesër në mesnatë. Liderët e eurozonës do t’i fillojnë negociatat me Greqinë për programin kreditues trevjeçar, që përfshinë shumën deri në 86 miliardë euro.
Ky do të ishte programi i tretë i shpëtimit për Greqinë në pesë vitet e fundit. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsaipras, është ballafaquar me kundërshtim nga ligjvënësit e partisë së tij, Syriza, që janë kërcënuar se do t’i refuzojnë reformat e fundit të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë.
Sigal