Lëshohet mandat-arresti për ish-presidentin Ricardo Martinelli, dyshime për spiunazh

444
Gjykata e Lartë e Panamasë ka lëshuar dje në mbrëmje një mandat-arresti kundër ish-presidentit Ricardo Martinelli, i dyshuar për spiunazh, aktualisht në arrati jashtë vendit, i cili ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Twitter duke e cilësuar si një proces gjyqësor me nota politike. Ish-presidenti liberal është i akuzuar për përgjim të bisedave telefonike të rreth 150 personave, në mesin e së cilëve biznesmenë, gazetarë, zyrtarë të lartë të shoqërisë civile dhe anëtarë të opozitës. Më 11 dhjetor, ai nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor. “Mungesa e tij pengoi zhvillimin e procesit”, deklaroi gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Luis Carrasco.

Në tetor, prokurori i ngarkuar për këtë çështje, Harry Diaz, kishte njoftuar Interpolin për të lokalizuar vendndodhjen e ish-udhëheqësit, i cili është larguar nga Panamaja në janar në bordin e një avioni me destinacion SHBA-në. Martinelli reagoi sot në Twitter, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës së Lartë si raundin e parë të një gjyqi politik.
Sigal