Sulmi xhihadist me thikë në Paris, arrestohen dy gra si bashkëpunëtore të Khamzat Azimov

605
Sigal

Dy vajza u arrestuan sot në rajonin parizien, në kuadër të hetimit për sulmin xhihadist me thikë, ku u regjistrua një i vdekur të shtunën në Paris, njoftoi prokurori i Parisit, François Molins.

Këto dy gra janë bashkëpunëtore të Khamzat Azimov, autori i sulmit dhe Abdoul Hakim A., një nga shokët e tij që pritet të dalë sot para gjykatës për një aktakuzë të mundshme, saktësoi Molins për median.

Në mesin e tyre, renditet Inès Hamza, e martuar me Abdoul Hakim A., para se të përpiqej të largohej në Siri, bëri të ditur për median një burim i afërt me hetimin.