Kushtoi 1.5 miliardë euro, ja 8 fakte pak të njohura për Luvrin e Abu Dabit

44

ABU DABI- Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu Dabi, EBA, do të hapet të shtunën.

Më poshtë vijojnë tetë fakte pak të njohura lidhur me projektin:
1- Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliardë euro (rreth 1,74 miliardë dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit Luvër si dhe për ekspertizën franceze.

Abu Dabi Luvr

2- Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 metrash dhe peshon 7 500 tonë, pak më e vogël se kulla Eifel.

3- Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6 400 metra katrore, ​​ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8 600 metra katrore, shkruan ata.

Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe.

4- Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.

5- Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou si dhe muzeun e Luvrit në Paris.

6- Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian Ramses II, që peshon disa tonë.

7- Midis veprave të famshme të artit përfshihen, “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me Blu, të Kuqe dhe të Verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti” i Vincent van Gogh.

8- Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellini te “Madonna dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba.