Kryeministri Japonez në gjumë gjatë seancës parlamentare

419
Parlamenti japonez nuk është edhe aq ndryshe nga ai shqiptar. Ne diskutim e sipër, politikanët kanë nisur të kacafyten e të zhurmojnë gjatë seancës plenare. 
Shkak është bërë një projektligj, që synon dërgimin e trupave ushtarake jashtë Japonisë, kur aleatët kanë nevojë për ndihmë.
Ky projektligj ka shkaktuar debate dhe kundërshti të shumta tek qytetarët, pasi sipas tyre, ky cënon natyrën paqësore të Japonisë.
Por, ndërsa në parlament kishte plasur sherri, kryeministri i vendit, Shinzo Abe, është fotografuar duke dremitur.
Sigal