Kosovë, opozita fton qytetarët të protestojnë në “Ditën e Pavarësisë”

489
Nesër në Prishtinë në orën 14:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita në Kosovë, në shenjë kundërshtimi për dy marrëveshjet atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. 
Tre partitë e opozitës kanë thirrur protestën në një datë të madhe për shqiptarët, në datën e Festës së Flamurit. Ndërkohë përfaqësues të opozitës kosovare kanë dhënë detaje se si do të jetë kjo protestë, më kryesorja sipas tyre nuk do të jetë e dhunshme.
Përfaqësuesit e opozitës thanë në konferencën për media, se protesta kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, është si mjet i fundit. Gjithsesi ata thanë se ka disa alternative se si Qeveria mund të dalë nga situata.
Opsioni i parë është tërheqja nga nënshkrimet, opsioni i dytë referendumi për marrëveshjet e Brukselit dhe i treti, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. 
Sigal