Regjistri i shtetasve dhe adresave, Tahiri: Mungesa, shteg për manipulimin e zgjedhjeve

538
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklroi sot gjatë prezantimit të projektit për “Rregjistrin e integruar të adresave dhe shtetasve – Popullimi” se, mungesa e adresave është shteg për manipulim në zgjedhje.
Mungesa e adresave të sakta të qytetarëve ka qënë një shteg për manipulim të zgjedhjeve”, u shpreh ministri Tahiri.
“Ju shumë mirë e dini që në lista zgjedhore jeni mësuar gjithë këto kohë të keni kodin specifik, 999. Ata janë shtetasit që janë në listën zgjedhore, po nuk dihet ku banojnë. Jemi mësuar gjithë këto kohë të dimë kanë njerëz të identifikuar që votojnë në këtë kuti, ka njerëz të identifikuar në letër, që duhet të votojnë në këtë kuti. Se janë emigrantë apo jo, se janë njerëz që u ka ngelur banesa në letra te ajo qëndër votimi, po janë në qyteti tjetër. Se janë njerëz që nuk ekzistojnë, kjo nuk dihet. Kjo cënon parimet e sistemit zgjedhor, barazinë e votës së qytetarëve dhe ka shërbyer si shteg për manipulimin e zgjedhjeve, me shtetas që ekzistojnë vetëm në listë por jo në territor”, tha Tahiri.
“Shumë zona në Shqipëri janë të pandriçuara nga dija institucionale dhe shtetërore”, tha ministri Tahiri duke shtuar se, “ka munguar procesi për pasurimin e të dhënave”. Deri më sot, nënvizoi Tahiri, dihen të dhëna deri në vitin 2007. Por kjo”, vijoi ai, ndikon në kapacitetin e institucioneve për të dhënë shërbim qytetarëve.
Sipas tij, kjo është një domosdoshmëri, pasi sot në të gjithë Shqipërinë qytetarët e kanë të vështirë të orientohen, sepse në vend ka plot rrugë që kanë të njëjtin emër.
“Në regjistrin kombëtar të adresave mungojnë kategori të tëra të dhënash. Si apartamenti, hyrja, shkalla dhe të dhëna të tjera mjaft të rëndësishëm. Marrim një shembull. Ndryshimi demografik-urbanistik në Kamzë në harkun kohor të 5 viteve është më shumë se 30%. Shoqëria ka ecur përpara shteti ka bërë stop. Stop për regjistrin. Ne dimë se çka ndodhur deri në 2007-ën. Ka dy rrugë me të njëjtin emër. Sikur taksisti të mos i referohej “Pallatit me shigjeta”, “Brrylit” e me radhë por vetëm rrugës, kur janë 2 me të njëjtin emër, çfarë mund të ndodhte?”, ka thënë Tahiri.
Ai tha se projekti i ri do të bëjë verifikimin i regjistrit të gjendjes civile dhe do të sjellë adresa të sakta. “Ndërkohë ka dhe shembuj që bërtasin më fort sesi në të njëjtën bashki ka dy rrugë me të njëjtin emër. Sikur taksisti të mos i referohej më fabrikës së miellit apo Brrylit, por ti referohej rrugëve, do e kishte të pamundur të orientohej, sepse rrugë me emërtime të njëjta ka plot në të gjithë vendin”, sqaroi ministri Tahiri.
Gjithashtu ai shtoi se kjo mungesë informacioni ka pasoja të drejtpërdrejta te qytetarët dhe institucionet.
“Kjo e bën të pamundur referimin për qytetarët, për biznesin dhe mbi të gjitha për turistët. Sot ka pasoja që ndikojnë drejtpërdrejtë te kapaciteti i institucioneve për të dhënë shërbim”, deklaroi ai.
“Bashkimi Europian në vitin 2007 ka financuar para për t’u bërë kjo gjë, por kjo nuk është bërë. Ne do ndërtojmë kuadrin ligjor, një linjë për adresat dhe gjendjen civile. Do përcaktojmë një model të ri adrese, duke marrë të dhënat e duhura nga shtetasit, nga regjistrimi i banesave dhe nga institucionet e tjera dhe ndërkohë të përcaktojmë me instrumenta ligjor për çdo shtetas shqiptarë të identifikoj për shtetin të paktën një adresë të detyrueshme”, u shpreh Tahiri/atsh 
Sigal