Kosovë, nesër seanca për buxhetin 2016, opozita e vendosur ta pengojë

446
Derisa për pozitën, seanca e nesërme është njëra ndër më të rëndësishmet për shkak se do të votohet për buxhetin e Kosovës, partitë opozitare janë të vendosura të pengojnë secilën seancë, për sa kohë që nuk përmbushën kërkesat e tyre. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të hënën të ketë seancë plenare, në të cilën mes tjerash pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë një interviste për KosovaPress tha se seanca e së hënës do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund t’i presin. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet.”Kemi caktuar seancën e radhës, jemi të vendosur që të vazhdojmë tutje me gjithë pengesat që mund të na dalin, për të penguar punën e Kuvendit ne do të bëjmë përpjekje që t’i përmbushim obligimet tona.

Sepse seanca e së hënës do të jetë një nga seancat me të rëndësishmet, sepse presim të votohet dokumenti me i rëndësishëm që ka ndikim drejtpërsëdrejti në çdo familje dhe çdo qytetarë të Kosovës, pra është buxheti i Kosovës. Pa aprovimin e buxhetit, do të paralizohet në tersi dhe shteti. Prandaj ne jemi të thirrur që të bëjmë zgjidhje dhe jo bllokada”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të jenë në seancë dhe të mos e përjashtojnë vetën nga seanca. Opozita është e vendosur që të mos lejojë vazhdimin normal të punës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Sigal