Koreja e Veriut liron studentin amerikan, një vit në koma

82
Prindërit e Otto Warmbier, studentit amerikan që është në koma pasi u lirua këtë javë nga Koreja e Veriut, thonë se djali i tyre është dhunuar.

22-vjeçari po trajtohet tashmë në një spital në Ohio, ku ai mbërriti një ditë më parë. I riu ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë krahu pasi ishte përpjekur të vidhte një shenjë propagande nga një hotel në vendin komunist. 22-vjeçarit i ishte dhënë një pilulë për gjumin pasi ishte sëmurë në seancën e tij gjyqësore marsin e kaluar, duke mos u zgjuar më, sipas autoriteteve koreano-veriore.

Prindërit e 22-vjeçarit rrëfyen se djali i tyre ka qenë në koma që prej 16 marsit të vitit të kaluar, lajm të cilin ata e mësuan vetëm para një jave. Në fillimt të majit, zoti dhe zonja Warmbier kishin deklaruar se ata nuk kishin patur kontakte me të riun prej më shumë se një viti.

Warmbier nuk është i vetmi qytetar amerikan në paraburgim në Korenë e Veriut. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar në të shkuar Penianin se ka ndalur qytetarë amerikanë për t’i përdorur në negociatat mes palëve për programin e armëve bërthamore.