Panariti në Pustec: Do të pesëfishojmë fondet për bujqësinë

271
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorët e Pustecit ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Korçës.

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Korçës, z. Edmond Panariti në fjalën e tij në këtë aktivitet u shpreh se në programin e LSI-së është parashikuar 5-fishimi i fondeve për bujqësinë në mënyrë që ky sektor të zhvillohet.

“Në programin e LSI-së ne kemi parashikuar 5 herë më shumë fonde për agro-përpunimin, për argro-biznesin. Në kontrast me atë që kanë ndodhur deri tani ku fondet për fshatin shkuan për fasada, shkuan për palma dhe nuk u përqendruan asnjëherë në bujqësi”, – tha z. Panariti duke shtuar se LSI zhvillimin e vendit e sheh nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe jo nëpërmjet ndryshimit te fasadave.

“Ne e shohim ndryshe zhvillimin, nuk e shikojmë nga pedonalet, nga palmat, nga fasadat. Ne zhvillimin e shikojmë nga fshati, nga bujqësia sepse këto janë fronti i vërtet i zhvillimit të vendit, i zhvillimit të ekonomisë, i perspektivës së punësimit të të rinjve, i rigjallërimit të shpresës”, – u shpreh z. Panariti.