Khan zgjidhet kryetar i Londrës; lideri i parë mysliman i një kryeqyteti të BE-së

509
Kandidati për kryetar të Londrës i Partisë Laburiste në Britani të Madhe, Sadiq Khan, është zgjedhur kryetar i këtij qyteti, duke e bërë atë liderin e parë mysliman të një kryeqyteti të Bashkimit Evropian.
Khan fitoi 57 për qind të votave, përderisa rivali i tij konservativ përfundoi me 43 për qind të votave.
“Urime Sadiq Khan. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë një Londër që do të jetë e drejtë për të gjithë!”, ka thënë lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Khan, 45 vjeçar, është djali i një emigranti pakistanez, që punonte si vozitës autobusi. Ai fitoi kundër rivalit të tij Zac Goldsmith, 41 vjeçar, i cili është djalë i një manjati të pasur. Goldsmith e kishte akuzuar Khan se po mbështeste ekstremistët myslimanë, në një fushatë që ishte kritikuar gjerësisht, përfshirë edhe kritikat nga vet anëtarët e Partisë Konservative të Goldsmithit.
Khan tani është pasardhës i Boris Johnson, i cili njihet si avokues i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e i cili gjithashtu shihet si një nga favoritët për ta pasuar David Cameronin si kryeministër. Kryetarë të tjerë nga kryeqytete të mëdha botërore, si ai i Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe ajo e Parisit, Anne Hidalgo, menjëherë e uruan Khanin për pozitën e re.
Sigal