Njoftohen rastet e para me Zika

469
Zyrtarët çekë të shëndetësisë kanë raportuar për rastet e para me virusin Zika në Republikën Çeke. Nuk është ende e qartë se ku e kanë marrë virusin personat e infektuar. Nuk dihet nëse ata kanë udhëtuar në vendet si Brazili, ku Zika, e cila vjen nga mushkonja ka goditur më rëndë. Zyrtarët çekë kanë thënë se do te japin detaje gjatë ditës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Zikën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore më 1 shkurt. OBSH-ja ka thënë se dyshon fuqishëm se Zika shkakton defekte në lindje tek foshnjat. Mijëra fëmijë në Brazil raportohet se kanë lindur me tru të pazhvilluar, dukuri që ndryshe njihet edhe si mikrocefali.
Sigal