Kërkohet rinumërimi i votave presidenciale në SHBA

409
Sigal

Një numër i madh i akademikëve dhe aktivistëve u kanë
bërë thirrje autoriteteve amerikane për rinumërim të votave të zgjedhjeve
presidenciale, nën dyshimin se rezultatet mund të jenë manipuluar nga hakerët e
huaj, me theks ata rusë.

Ata
kërkojnë rinumërimin e votave në disa nga vendet kyçe si Michigan, Pensilvania
dhe Wisconsin.

Sipas
the Guardian, Koalicioni i ekspertëve, i cili është duke u bërë thirrje
fushatës së Hillary Clinton për t’u bashkuar në këtë kauzë, është duke e
përgatitur një raport të detajuar ku i shprehin shqetësimet e tyre Kongresit të
komisioneve dhe autoriteteve federale në fillim të javës së ardhshme.