‘Kam gjithçka që më duhet’, martohet me veten

459
Sigal

Një grua është martuar me veten e saj, pasi përjetoi një seri marrëdhëniesh abuzive.

Jenilyn Rodriguez vendosi që të distancohej nga feja katolike dhe ta vendoste besimin tek dashuria dhe vetja.

30-vjeçarja, nga New York, gjatë blerjes së disa bizhuterive më heret këtë vit, ‘ra në dashuri’ me një unazë të punuar me dorë në Islandë dhe vendosi ta përdorte për t’u fejuar me veten.

Dhe Jenilyn e veshur me një fustan dhe me një kurorë lulesh në kokë, u zotua në një ceremoni dhe u martua me veten në New York.

Tani ajo po planifikon të kalojë muajin e mjaltit në vendet antike të Irlandës.

“Kam gjithçka për të cilën ka nevojë, kështu që dua vetëm një jetë të mbushur me gëzim dhe dashuri,”-tha Jenilyn.

30-vjeçarja u shoqërua në ceremoni nga motra e saj, ndërsa prindërit ishin kundër kësaj martese.