Jordania mbështet Rusinë: Është çelësi për zgjidhjen e konfliktit në Siri

465
Mbreti i Jordanit Abdullah bin Al-Hussein ll ka thënë se Rusia ka pozicionin më të mirë për të gjetur zgjidhje për konfliktin në Siri. Në një intervistë për “Euronews” në Amman, Mbreti u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë në prag të një lufte të tretë botërore, siç e ka quajtur ai. “Për një zgjidhje politike në Siri, qelësi është Moska. Ata janë të duhurit që mund të garantojnë për regjimin e së ardhmes”, ka thënë ai.
Jordani ka pranuar më shumë se një milionë refugjatë që ikin nga vatrat e luftës në Siri, si pasojë e luftimeve që zhvillohen mes forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ISIS-it së bashku me disa grupe tjera. Refugjatët tani përbëjnë një të pestën e popullatës së Jordanit, duke rënduar sistemin e shëndetësisë dhe arsimit që vendit i kushton rreth 3 miliardë dollarë në vit.
Sigal