Alban Hasani kërkon largimin e Bellai-t: Lojtarë me mik në Kombëtaren U19

523
Me zërin shpërthyes dhe zhgënjimin që transmeton nëpërmjet telefonit, duket qartë se Alban Hasani është gati të bëjë gjithçka për lojtarët që stërviten çdo ditë në Shkodër. Drejtori i Akademisë së Vllaznisë shpërthen nga dufi që ka brenda dhe këtë e transmeton pa kurrfarë droje. I sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Hasani lëshon akuza të forta në drejtim të trajnerit të Kombëtares U-19, Arjan Bellai. “Jam i zhgënjyer totalisht. Jo vetëm unë personalisht si Alban, por e gjithë Vllaznia dhe Shkodra njëkohësisht. Prej pesë vitesh jemi kampionë të Shqipërisë të moshës U-19. Dhe kur vjen puna, ai trajner, me pafytyrësinë më të madhe, nuk afron asnjë lojtar nga Vllaznia. Afrohen lojtarë vetëm me miqësi”, flet hapur Hasani. “Lojtarët e mi janë të varfër dhe vijnë në stërvitje me biçikletë, nuk kanë X5 apo Q7!”, lëshon ironinë e tij drejtori i akademisë. Në fund, lëshon një mesazh të qartë për Bellain që të largohet nga pankina, pasi nuk e bën dot atë punë. Prej pesë vitesh jemi kampionë të Shqipërisë të moshës U-19. Dhe, kur vjen puna, ai trajner me pafytyrësinë më të madhe nuk afron asnjë lojtar nga Vllaznia. Merr lojtarë nga Partizani që nuk kanë luajtur në formacion”.
Sigal