Johannes Hahn viziton nesër Kosovën, ja axhenda

414
Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, viziton nesër Kosovën, ku do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe zyrtarët e tjerë përkatës për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Ai në ora 08.30 do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, pastaj në ora 09.15 me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat përkatës. Kurse pas takimit, ata do t’i drejtohen mediave diku rreth orës 10.00-10.20. Në orën 10.30, komisioneri Hahn do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa në orën 11.00 ai do t’i drejtohet deputetëve me një fjalim para.

Hahn pasdite do të jetë në Mitrovicë. Në orën 15.30 viziton fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol, ku do të ketë edhe një deklaratë për media, kurse nga ora 17:15 deri më 18:15, në zyrat e BE-së, Hahn do të takohet me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic, zëvendëskryetarin e Kuvendit Sllobodan Petroviq, dhe liderin e Listës Serbe Sllavko Simiq.
Sigal