NATO e shqetësuar me zgjerimin e vazhdueshëm të forcave ruse

529
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është i shqetësuar me zgjerimin e vazhdueshëm të forcave ruse nga Deti Baltik e deri në Mesdhe. “Associated Press” raporton se ai i ka bërë thirrje SHBA-së që të dalin me një përgjigje rreth lëvizjeve të fundit të Rusisë në regjion. “Forcat ruse janë vendosur në Kaliningrad, në Detin e Zi, dhe në Mesdheun lindor, prej ku ata po e asistojnë presidentin sirian Bashar al-Assad”, ka thënë Stoltenberg me shqetësim.

Duke folur të martën në një konferencë për shtyp në Portugali, ku NATO-ja është duke kryer manovra ushtarake, Stoltenberg ka thënë se “disa ekspertë besojnë se koncentrimi i forcave ruse në këto regjione mund t’i limitojë mundësitë e Moskës për qasje në regjione të caktuara.”c ka shtuar.
Sigal