Ukrainë, arrestohet ish-ministrja e Drejtësisë

471
Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës ka bërë të ditur se ish-ministrja e Drejtësisë, Olena Lukash, është arrestuar në lidhje me një hetim të të shtënave vdekjeprurëse gjatë protestave të opozitës në vitin 2014. Këto protesta kanë çuar në rrëzimin e qeverisë pro-ruse të presidentit të atëhershëm, Viktor Yanukovych.
Mbi 100 njerëz janë vrarë nga snajperët në dhe përreth sheshit qendror të Kievit, të njohur si Sheshi Maidan, nga data 18 deri më 20 shkurt, 2014. Hetimet e Ukrainës nuk kanë përcaktuar ende se kush ka qëndruar prapa sulmeve. Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës ka thënë se gjykata do të vendosë nëse do të ngrejë akuza ose jo kundër Lukashit, atëbotë ministre e Drejtësisë.
Sigal