Gjirokastër: I dënuari me 25 vjet burg, punonte si bari për t’u fshehur, arrestohet i moshuari

429
Një i moshuar i dënuar me 25 vite burg kishte zgjedhur të punonte si bari për t’i shpërtuar kapjen nga policia. Pavarësisht kësaj, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e Lavdimir Ajçes, 64 vjeç.
Ajçe, i cili ka lindur dhe është banor i fshatit Bitinckë në Devoll ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e ka dënuar atë me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Armbajtie pa leje”. 64-vjeçari u arrestua sot rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Peciak në Fushat e Fshatit Asim Zeneli. Ajçe për t’i shpëtuar policisë kishte ardhur në Gjirokastër dhe ishte punësuar si bari në Lazarat.
Sigal