Banorët e Kukësit, janë kundër vendosjes së taksës për rrugën e Kombit

496
Banorët e Kukësit kundërshtojnë të paguajn taksën që do të vendoset nga qeveria për rrugën e Kombit pasi ata kanë paguar njëherë taksat për të. Sipas tyre, Kukësi është zona me papunësinë më të lartë, me varfërinë më të madhe dhe me numrin më të madh të emigrimit ekonomik drejt Perëndimit, ndaj një taksë më shumë do t’i dëmtonte ata.
Nga fillimi i vitit të ardhshëm rruga e Kombit do të jetë me pagesë, për shkak se qeveria ka vendosur t’ia jap me koncesion një firme priate për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e plotë të rrugës. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar tarifa ekzakte e tarifës por sipas Ministrisë së Trasporteve për çdo makinë vlera mund të jetë 5 euro ndërsa për banorët e zonës mund të ketë lehtësira. 
Sigal