ISIS rimerr Kobane, një prej qyteteve me strategjikë në Siri

483
Shteti Islamik në Irak dhe Levant po përpiqet të rimarrë qytetin Kobane në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Qyteti u çlirua në janar të këtij viti nga forcat kurde por xhihadistët e Isis janë rikthyer për shkak edhe të rendësisë strategjike që ka qyteti, që lejon të kontrollohet një pjesë e kufirit Siri-Turqi.
Çlirimi i këtij qyteti nga kurdët u pa si një humbje e rendësishme në atë kohë për Isis që pas saj ka pësuar edhe disa humbje të tjera nga forcat kurde në Siri. Sulmi i Isis ndaj Kobanes filloi me shpërthimin e një makine bombë që vrau 25 persona dhe vazhdoi me hyrjen në qytet të disa qindra xhihadistëve nga disa drejtime.
Ka dyshime se xhihadistët janë kamufluar edhe me veshje të ushtarëve kurdë. Euronews raporton se po zhvillohen luftime të ashpra në rrugët e qytetit. Televizioni shtetëror sirian deklaroi se xhihadistët që kishin ndërmarrë sulmin me bombë kishin hyrë në Kobane nga territori turk.
Në javët e fundit Isis ka arritur fitore të rendësishme në Siri dhe Irak, duke marrë qytetet Palmira dhe Ramadi duke arritur të kontrollojë gjysmën e territorit të Sirisë. Një zëdhënës i forcave kurde në Siri deklaroi se sulmi ndaj Kobanes është një përpjekje e xhihadistëve për të rritur moralin e trupave pasi forcat kurde u afruan në vetëm 50 kilometra larg qendrës së Isis në Siri, qytetit Raka. Ai gjithashtu tha se qëllimi i Isis është të tërheqë forcat kurde nga zonat e tjera të luftës. 
Sigal