Lazarat, Prokuroria: Arbion e Albano Aliko, akuzohen për vrasje me dashje

490
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedimin penal për dy persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së një efektivi të forcave të RENEA-s dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Personat e proceduar janë shtetasit Arbion dhe Albano Aliko. Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”.
Ata besohet se kanë qenë pjesë e grupit që ka hapur zjarr ndaj efektivëve të RENEA-s paraditen e së mërkurës, ku humbi jetën inspektori Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.
Prokuroria dyshon se këta dy persona kanë qenë pjesë e grupit që ka qëlluar me armë në drejtim të mjetit me të cilin po lëviznin forcat e RENEA-s.
Si Arbion, ashtu edhe Albano Aliko janë dy emra të njohur për forcat e rendit. Ata ishin pjesë e listës së personave të shpallur në kërkim gjatë aksionit antidrogë të një viti më parë.
Që të dy ata nuk janë arrestuar ende dhe mendohet se fshihen në Lazarat.
Ndërkohë, ndaj shtetasit Xhuliano Malo prokuroria ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa pjesën tjetër të të ndaluarve, Krimet e Rënda e kanë kaluar tek Prokuroria e Gjirokastrës.
Sigal