ISIS merr përsipër sulmin në Kaliforni: Dy mbështetësit tanë kryen atentatin

450
ISIS ka marrë përsipër sulmin e armatosur në Kaliforni, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 21 të tjerë. Përmes një komunikate të publikuar në faqen Aamaq, ISIS thekson se atentati u krye nga dy mbështetës të Shtetit Islamik.
“Sulmi u krye pas deklaratës së amerikanëve që thanë se nuk ishin të rrezikuar nga terrorizmi, pas sulmeve në Paris dhe Tunizi”- vijon më tej komunikata.
Nga ana e saj, FBI-ja bëri të ditur se nuk ka prova të qarta që të mund të vërtetojnë plotësisht se sulmi është urdhëruar nga ISIS.
Ndërkohë CNN ka zbuluar se pikërisht në ditën që u krye sulmi, atentatorja Tashfeen Malik kishte shkruar në faqen e saj në Facebook disa fraza ku mbështeste liderin e ISIS,
Abu Bakr al Baghdadi.
Sigal