Pamjet satelitore zbulojnë sekretin bërthamor të Koresë së Veriut

32
Sigal

Imazhet e reja satelitore të marra nga CNN zbulojnë se Koreja e Veriut kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të fshehur një strukturë që agjensitë e inteligjencës amerikane besojnë se po përdoret për të ruajtur armët bërthamore, një veprim që mund të shtojë urgjencën se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden duhet të artikulojë një strategji të qartë se si do të veprojë me liderin koreano-verior, Kim Jong-un.

Imazhi, i kapur nga Maxar në 11 shkurt dhe i analizuar nga ekspertët në Institutin Middlebury, tregon Korenë e Veriut që ndërtoi struktura të reja në vendin e saj Yongdoktong gjatë vitit 2020 – një përpjekje që studiuesit thonë se ka të ngjarë të synojë të fshehë armët bërthamore.

“Imazhet e lëshuara nga Maxar tregojnë hyrjet e tunelit deri në dhjetor të 2019 dhe një strukturë të re të ngjashme me ndërtesën e dukshme deri në shkurt 2021”, sipas Jeffrey Lewis, një profesor në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Middlebury.

Yongdoktong është identifikuar më parë nga inteligjenca amerikane si një strukturë e dyshuar për ruajtjen e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe ende besohet se përdoret për atë qëllim, tha një zyrtar i inteligjencës amerikane për CNN

Pamjet satelitore zbulojnë sekretin bërthamor të Koresë

Pamjet satelitore zbulojnë sekretin bërthamor të Koresë