Ish-ministri kanadez vdes në rrëzimin e aeroplanit

470
Shtatë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në lindje të provincës Kuebek, në Kanada. Ish-ministri i Transportit të Kanadasë, Jean Lapierre, dhe anëtarë të familjes së tij janë në mesin e viktimave. Autoritetet kanë thënë se aeroplani është rrëzuar për shkak të erërave të forta dhe borës. Paraprakisht, Qendra e Mjedisit thuhet se ka lëshuar alarm për motin e ligë. Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada ka thënë se është duke e hetuar aksidentin.
Sigal