Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës

555
Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot dhe nesër në Durrës për të diskutuar mbi përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë. Në këtë Ministrial do të jenë të pranishëm Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Sekretari i Përgjithshëm e RCC, Svilanovic, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretari i Shtetit, Harlem Desir dhe Nën-sekretari italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuar nderi, percjell Portali Albeu.
Ky Ministerial do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë lidhur me përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Paris në muajin korrik të këtij viti.
Sigal