Ironia e fatit, vetëvritet pastori që ndihmoi njerëzit që vuanin nga depresioni

543
Sigal

Një pastor amerikan dhe përkrahës i shëndetit mendor, Jarrid Wilson ka vrarë veten.

Jarrid Wilson punoi në kishën Harvest Christian Felloëship Church për 18 muaj para se ti jepte fund jetës.

30-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Juli themeluan Anthem of Hope, një program për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni.

Babai i dy djemve trajtohej vazhdimisht për depresionin dhe fliste hapur për betejën e tij të vazhdueshme me sëmundjen që e mposhti.

“Nuk ka më dhimbje, nuk ka më luftë. Ti tashmë je i lirë. Vetëvrasja dhe depresioni ju ushqyen me gënjeshtrat më të këqija, por ju e dinit të vërtetën e Jezusit dhe unë e di që jeni në anën e tij pikërisht në këtë sekondë,“-shkroi bashkëshortja e tij në një postim në Instagram. “Ti më deshe mua dhe djemtë tanë dhe do të jem gjithmonë mirënjohëse që të kisha bashkëshort dhe baba të djemve të mi. Vetëvrasja nuk e thotë fjalën e fundit, nuk do ta lejoj. Gjithmonë thoshe: Shpresa e thotë fjalën e fundit. Jezusi e thotë fjalën e fundit. Guximi juaj për ti treguar të tjerëve për luftën tuaj me ankthin dhe depresion ka ndihmuar shumë njerëz të ndjehen sikur nuk janë vetëm.”

Pak para vetëvrasjes, pastori shkroi në Twitter në lidhje me një grua që vrau veten: “Të duash Jezusin nuk i kuron mendimet vetëvrasëse. Të duash Jezusin jo gjithmonë kuron depresionin. Por kjo nuk do të thotë që Jezusi nuk na ofron shoqëri dhe rehati. Ai gjithmonë e bën këtë. “