Hungaria mbron kufijtë me tanke e autoblinda për të ndaluar refugjatët

413
Hungaria ka dërguar automjete të blinduara në kufirin e saj me Kroacinë, ndërsa tensionit rriten mes dy vendeve fqinje gjatë krizës së emigrantëve.
Një grup tankesh dhe autoblindash, kanë transportuar disa qindra ushtarë drejt kufirit jugor të Hungarisë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, urdhëroi sot përparimin e operacioneve ushtarake ndërkohë që Kroacia vazhdon të dërgojë autobusë me emigrantë në kufijtë e saj.
Edhe pse nuk u ndalën në asnjë nga qytetet kufitare, tanket patrullonin kufirin pas përleshjeve që ndodhën gjatë javës.
Në Kroaci ka kaluar një ‘dallgë’ prej 20 mijë refugjatësh, shumica e tyre nga Siria, që kur Hungaria bllokoi rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian me një gardh teli me gjemba prej 110 miljesh.

Ata që mbërritën në kufirin hungarez u përballën me gazin lotsjellës të hedhur nga policia hungareze. Në përgjigje të tyre, Kroacia deklaroi se do t’i ofronte azilkërkuesve një rrugë të hapur drejt tokës europiane, por shpejt e gjeti veten nën presion.
Kryeministri kroat, Zoran Milanovic tha se vendi i tij nuk përballon më emigrantë por që atyre që janë në Kroaci, do t’u japë ushqim, ujë dhe kujdes shëndetsor, përpara se të nisën në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore e Veriore.
Rreth 3000 emigrantë hynë në Hungari me autobus e tren të premten (18 shtator) duke bërë që zyrtarët hungarezë të akuzonin Kroacinë se po shkelte ligjin ndërkombëtarr.
Sigal