Sllovenia s’do të pranojë më shumë se 2 500 emigrantë në ditë

450
Slovenia paralajmëroi se nuk mund të lejojë që një numër të pakufizuar emigrantësh të kalojë në territorin e saj, duke i kërkuar Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë të ndërrmarrin hapa për të ulur fluksin në kufirin slloven.
“Kroacia na kërkoi të regjistronim 5 mijë emigrantë në ditë, por nga ana tjetër ne kemi një kërkesë nga Austria e cila thotë se duke marrë në konsideratë kapacitetet, nuk mund të pranojë më shumë se 1 500 emigrantë,” tha Ministrja e Jashtme sllovene.
Vetëm të shtunën në Slloveni hynë rreth 3 mijë emigrantë, të cilët u detyruan të devijojnë rrugëtimin për shkak se Hungaria mbylli kufirin me Kroacinë.
Autobusët të tejmbushur me emigrantë që vinin prej Kroacisë dhe Serbisë u dyndën në kufirin slloven.
Pas regjistrimit nga autoritetet vendase ata kërkojnë të vijojnë rrugën drejt Austrisë dhe Gjermanisë.
Edhe pse me hërët Sllovenia kishte deklaruar se nuk do të pengonte kalimin e refugjatëve, autoritetet paralajmëruan se nuk mund të pranojë më shumë se 2 500 emigrantë në ditë.
“Nuk mund të pranojmë një numër më të madh emigrantësh sesa numri i atyre që vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të preferuara të BE-së. Sepse me këto ritme ndoshta brenda 10 ditësh ne do të kemi 35 mijë emigrantë dhe kjo është e papranueshme për ne”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme.
Agjensitë e ndihmave humanitare kanë shprehur shqetësimin se kampet e ngritura në vendet e Ballkanit nuk mund të mbrojnë emigrantët e luftës nga moti i ftohtë me erë dhe shi.
Sigal