Holanda do të dyfishojë kapacitetin e pritjes për azilkërkuesit

62
Holanda do të dyfishojë kapacitetin e saj për të pritur azilkërkuesit duke vendosur dhjetëra mijëra banesa dhe shtrate në dispozicion, në kuadër të një marrëveshjeje të arritur sot mes qeverisë dhe administratave lokale. Për t’i bërë ballë krizës më të rëndë të imigracionit që ka njohur Evropa që prej Luftës së Dytë Botërore, Holanda do t’i kushtojë 350 milionë euro më shumë nga sa kishte parashikuar për vitin 2015. Kosto shtesë janë parashikuar gjithashtu edhe për vitin 2016.

Rreth 42 500 vende shtesë, 10 000 prej të cilave që ishin të disponueshme vetëm për tre deri në gjashtë muaj, do të vihen në dispozicion të azilkërkuesve. “Pritja do të jetë e matur dhe kostot për shoqërinë do të jenë shumë të kufizuara”, theksoi qeveria në një komunikatë. “Holanda numëron aktualisht 46 000 vende për azilkërkuesit”, theksoi Ministria e Drejtësisë.