62% e amerikanëve: Putin s’do kishte shans ta pushtonte Ukrainën nëse Trump do ishte president i SHBA

176
Sigal

Shumica e votuesve amerikanë besojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse ish-presidenti Donald Trump do të ishte ende në detyrë, sipas një sondazhi të fundit, raporton Breitbart.

Një anketë e Harvardit për Studime Politike Amerikane-Harris Sonda e publikuar të premten zbuloi se 62 për qind e të anketuarve besojnë se Putini nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën nëse Trump do të ishte ende president. Duke i zbërthyer numrat përgjatë linjave partiake, sondazhi zbuloi se 85 përqind e republikanëve dhe 38 përqind e demokratëve kishin këtë mendim.

Më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë se Putin po përfiton nga dobësia e Presidentit Joe Biden.

Hill raportoi:

Një shumicë amerikanësh të anketuar, 59 përqind, gjithashtu thanë se besonin se presidenti rus hyri në Ukrainë sepse Putin pa dobësi te Presidenti Biden, ndërsa 41 përqind thanë se nuk ishte një faktor në vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën.

Sondazhi anketoi 2026 votues të regjistruar dhe u zhvillua nga data 23 shkurt deri më 24 shkurt.

Ish-presidenti Trump duket se është dakord me shumicën e të anketuarve. Në një intervistë të martën me drejtuesit e radios Clay Travis dhe Buck Sexton, Trump foli për marrëdhënien që kishte me Putinin gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“E dija që ai gjithmonë e ka dashur Ukrainën. Dikur flisja me të për këtë. Unë i thashë: ‘Nuk mund ta bësh. Nuk do ta bësh.’ Por e kuptova që ai e donte. Unë e pyesja atë. Dikur flisnim gjatë për të”, tha Trump.

Ish-presidenti tha gjithashtu: “Sikur të kisha qenë në detyrë, as që mund të mendohej. Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë”, kur fliste për pushtimin e fundit të Ukrainës nga Putin.