Fatmir Xhafa: Pa kuptim që drejtorët e lojërave të fatit të jenë me probleme

466
Mazhoranca në Komisionin parlamentar të Ligjeve miratoi nen për nen ligjin për lojërat e fatit. Ashtu si edhe kur u diskutua në parim edhe këtë herë kryetari Fatmir Xhafa votoi abstenim së bashku me Tahir Muhedinin. Xhafa i kërkoi komisionit të ekonomisë të shtrëngojë kriteret për administratoret e lojërave te fatit. “Nuk ka kuptim njerëz me probleme, me shqetësime janë administrator, drejtor të lojërave të fatit kur janë gjëra që kanë krijuar shumë shqetësime”, – u shpreh deputeti i PS Fatmir Xhafaj.
Ndërsa deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini kërkoi shtyrje të afatit për të nxjerrë jashtë qyteti lojërat e fatit. “T’i çojmë deri në datën 30 dhjetor të 2017-ës, që edhe këtyre t’i krijojmë hapësira”, – tha ai. Më herët kur në këtë komision ishte për të raportuar zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ishte deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko i cili kërkoi që zhvendosja e lojërave të fatit në periferi të qyteteve të shtyhen deri në janar të 2017-ës. Po në atë seancë, kryetari Xhafaj kërkoi moratorium për lojërat e fatit. 
Sigal