Armët e përdorura në sulmin në Paris, të prodhuara në Serbi

554
Drejtori i një fabrike të armëve në Serbi ka konfirmuar se të paktën dy nga pushkët e përdorura në sulmet terroriste në Paris, janë prodhuar nga kompania e tij në fillim të viteve 1990. Milojko Brzakoviq, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për armë, Zastava, në Kragujevc, ka thënë për Radion Evropën e Lirë, se Ministria e Brendshme e Serbisë kishte kërkuar informacion në lidhje me armë të veçanta, të përdorura në sulmet e Parisit, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Brzakoviq tha se hetuesit kanë gjurmuar origjinën e të paktën dy armëve të tipit M70, të përdorura në këtë sulm. Ai tha se zyrtarët serbë kanë dhënë “numra specifike” për armët që ishin përdorur nga militantët në Paris, të cilat u gjetën në vendet e sulmeve. Më 13 nëntor terroristët sulmuan stadiumin kombëtar të Francës, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh, duke vrarë 130 persona.
Sigal