Greqia arrin marrëveshjen e shpëtimit me kreditorët ndërkombëtarë

443
Greqia dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë kanë arritur në një marrëveshje shpëtimi. Sipas BBC lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë së Financave në Greqi.
Në bazë të kësaj marrëveshje vendi qendron në eurozonë dhe shmanget falimenti. “Një marrëveshje është arritur. Disa detaje të vogla janë duke u diskutuar tani,” tha zyrtari i ministrisë së Financave greke.

Greqia ka rënë dakord në funksionimin e një fondi të ri të privatizimit të pavarur, dhe se kredia bankare do të administrohet. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve maratonë gjatë natës së të hënës në mes Greqisë dhe huadhënësve të saj në Athinë.
Sigal