Greqi/ Flakët rrezikojnë katër fshatra

564
Sigal

Katër fshatra të ishullit grek Evia janë përfshirë nga flakët. Më shumë se 250 zjarrfikës, automjete dhe helikopterë janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës për të shmangur vdekjet, ndërsa kanë arrestuar një 64-vjeçar, pasi dyshohet se ai ka djegur barin e thatë në pronën e tij dhe më pas zjarri është përhapur në zona të tjera.

Zjarret janë të zakonshme gjatë muajve të thatë të verës që shoqërohen me temperatura të larta në Greqi.

Kujtojmë se vitin e kaluar 101 vetë humbën jetën nga një zjarr i madh jashtë Athinës.