Goditet mafia kalabreze,116 të arrestuar në Itali. Ndrangeta, gjykatë për gabimet e anëtarëve

83
Të paktën 116 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas një aksioni të ndërmarrë sot kundër mafias kalabreze. ‘Tgcom’ shkruan se mes të arrestuarve janë edhe krerë të rëndësishëm të organizatës kriminale.
Aksioni policor u ndërmor në zonën ‘jonike’ të Kalabrisë, e cila konsiderohet nga policia edhe si ‘zemra’ e Ndrangetës. Raportohet se të arrestuarit akuzohen për disa akuza, që nga pjesëmarrje në organizatë mafioze, zhvatje pasurish, armëmbajtje pa leje, krime ekonomike, të kryera me dhunë.

‘Tgcom’ shkruan më tej se hetuesve të kësaj çështje i ra në sy fakti se Ndrangeta ishte e pajisur si organizatë kriminale me gjykata të mirëfillta për të gjykuar anëtarët e dyshuar për shkelje të rregullave dhe për të qetësuar konfliktet e brendshme mes familjeve. Mes të tjerash po hetohet edhe rreth faktit se të implikuar me këto grupe janë edhe politikanë.