Gjermania në kolaps, i mungojnë 45 mijë shoferë kamioni: Po rrezikojmë furnizimin

184

Ngarja e një kamioni në Gjermani nuk është më një punë tërheqëse. Dhjetëra mijëra shoferë kamioni i mungojnë këtij shteti, vë alarmin gazeta “Welt” duke shtuar se pasojat së shpejti do të ndjehen nga të gjithë. Industria në veçanti i frikësohet mungesës së kësaj kategorie punëtorësh.

Për shkakun se gjithnjë e më shumë shoferë mungojnë, industria e logjistikës po kërkon ta bëjë këtë profesion edhe më tërheqës dhe po synon gratë. Pagat e ulëta, ditët e gjata të punës dhe kushtet e këqija të punës e kanë bërë këtë lloj pune të papëlqyeshme vitet e fundit, thekson “Welt”. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak e përkeqësoi gjendjen.

Gjermanisë i mungojnë 45 mijë deri 60 mijë shoferë kamioni dhe tendenca po rritet, siç vlerësohet nga Shoqata Gjermane e Shpërndarjes së mallrave dhe Logjistikës (DSLV) dhe Shoqata Federale e Logjistikës dhe Disponimit të Mallrave.

Në panairin e këtij viti të Transport-Logjistikës, që do të mbahet në datat 4-7 qershor në mynih, çështja e mungesës së shoferëve dhe mundësitë janë tema dominuese e konferencës, tha Stefan Rummel, kryemenaxheri.

40% e shoferëve së shpejti do të dalin në pension

Pasojat e mungesës së shoferëve janë serioze. Çdo vit, rreth 30 mijë shoferë kamioni dalin në pension dhe vetëm gjysma e kësaj shifre plotësohet nga shoferë të rinj.

Për të zgjuar interesin e kamionistëve, duhet të përmirësohen ndjeshëm cilësia e kushteve të punës dhe aftësitë e tyre. Kabinat e tyre duhet të jenë më të rehatshme dhe me tualet në mjet. Po ashtu, në ndalesa shoferët duhet të marrin ushqim dhe pije dhe pajisje sanitare.

Kompanitë gjermane po përpiqen me të gjitha mjetet të pakësojnë mungesat e mallrave në supermarkete, sepse raftet po mbeten bosh dhe një kolaps furnizimi duket i afërt,” përfundon Welt.

Megjithatë, në kushtet kur qindra e mijëra emigrantë nga vendet e Ballkanit dhe përtej kanë mësyrë Gjermaninë në kërkim të një pune, pritet që të shtrohet si parësore, punësimi i tyre në këtë profesion.