Spanjë/ Rritet numri i viktimave, humbin jetën 184 persona

265
Sigal

Rriten sërish numri i të vdekurve në Spanjë krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 184 persona për shkak të COVID-19, një shifër kjo pak më e lartë se një ditë më parë ku ishin 176, duke shkuar në total 27.104 të vdekur.

Ndërsa rastet e të infektuarve të rinj janë ulur, vetëm 439 në 24 orët e fundit duke shkuar mbi 228 mijë persona. Ndërsa janë shëruar 140 mijë pacientë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit.

Prej së hënës më 11 maj Më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë të hënën në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.

Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50 për qind të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.

Qeveria spanjolle vendosi dje që të gjithë personat që kthehen nga jashtë vendit do të karantinohen për 14 ditë.