Foto Lajm/ Refugjati, në gjunjë para Papës: At, të lutem më beko!

467
Një video po bën xhiron e botës ku një refugjat i ulet Papës në gjunjë dhe i lutet me lot ne sy: “Papë te lutem më beko!, kemi vuajtur shumë”, mesazh qe sipas mediave, e ka prekur shume kreun e Vatikanit.
Ndërsa një fëmijë i dha një letër ku i lutej ta ndihmonte të kalontë në Itali, ku ka të afërmit e tij.
Më herët Papa Francesku takoi kryeministrin Aleksis Tsipras, të cilit i tha tha se ndihet krenar për qëndrimin e popullit grek ndaj refugjatëve, duke theksuar se Greqia po dëshmon shembullin e humanizmit. Nga ana e tij kryeministri Alexis Tsipras e vlerësoi vizitën e Papës “të rëndësishme në një kohë kritike”.
“Vizita juaj është një mundësi e rëndësishme për të nxjerrë në pah nevojën e ndalimit të luftës dhe gjetjes së një rruge ligjore për këta njerëz, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre dhe kërkojnë një të ardhme më të mirë në Evropë”, tha Tsipras. Ai u shpreh krenar për qëndrimin e grekëve në një kohë kur sic theksoi, disa vende të tjera në zemër të Evropës së krishterë, ngritën mure e gardhe për të penguar njerëzit e pambrojtur të gjejnë një jetë më të mirë”. Ishulli Lesbos ishte sot nen masa te rrepta sigurie, dhe shoqata e tregtareve ka vendosur te mbyllen te gjitha dyqanet qe cdo banor i ishullit te dale per te pritur Papa Franceskun.
Sigal