Foshnja me ulërima në spital, zbulohet gënjeshtra e prindërve shqiptarë në Itali

647
Autoritetet italiane kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e disa ditëve më parë kur dy prindër shqiptarë u paraqitën me urgjencë në spitalin Mazzoni në qytetin e Askolit me fëmijën e tyre që nuk reshtte së bërtituri.
Nëna tha se fëmija i kishte rënë me kokë teksa ajo po i vishte rrobat. Por, pas hematomave që panë në ballë dhe shenjave të gishtave në faqe, mjekët nuk u bindën nga kjo dëshmi e shqiptares.
Pas trajtimit të nevojshëm që mori fëmija, dy prindërit shqiptarë filluan të grindeshin me njëri-tjetrin, me infermieren që tregoi se burri nuk e lëshonte gruan e tij.
Por mediat italiane pas hetimeve të policisë kanë zbuluar se i ati shqiptar dehej kohët e fundit dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi gruan.
Ai gjithashtu kishte nisur të dhunonte fizikisht edhe fëmijët, djalin e madh 4-vjeçar dhe foshnjën 5-muajshe.
Sigal