Fondi Monetar ka dyshime për planin e ndihmës për Greqinë

471
FMN-ja ka paraqitur sot sërish hije dyshimi për planin e ndihmës për Greqinë duke deklaruar se pjesëmarrja e saj është lënë pezull dhe do të mbetet pa një angazhim konkret të evropianeve për lehtësimin e borxheve të Athinës.
Kjo, megjithatë, nuk është i vetmi kusht i vendosur nga FMN-ja për të marrë pjesë në shpëtimin e tretë të Greqisë që nga viti 2010. “Athina do të miratojë një paketë reformash gjithëpërfshirëse”, u shpreh një zyrtar i lartë i institucionit.
“Vendimet e vështira janë të nevojshme për të dyja palët dhe FMN-ja do të marrë pjesë pasi të përmbushen këto kushte”, paralajmëroi ky zyrtar pa dashur të bëhet publik emri i tij, duke siguruar se ky vendim do të marrë kohë dhe pa dyshim disa muaj.
“Askush nuk mund të ketë iluzionin se një palë e vetme mund të zgjidhe problemin”, tha ai.
Deklarata vjen pas negociatave në Athinë mes qeverisë greke të Aleksis Ciprasit dhe përfaqësuesve të lartë të kreditorëve, BE, BQE dhe FMN-së, për të finalizuar marrëveshjen për nje kest te ri kredie të vendit deri në 20 gusht, date ne te cilen Athina ka për t’i shlyer 3,2 miliarde euro BQE-së.
Sigal