Putin dërgon 150 mijë ushtarë në Siri

503
Vladimir Putin është duke u përgatitur të dërgojë 150.000 trupa në Siri, me të vetmin qëllim që të zhduk njëherë e përgjithmonë Shtetin Islamik, shkruan e përditshmja britanike Express. Lideri rus raportohet është duke përgatitur një mision të madh ushtarak, për të rimarrë kontrollin e qytetit Raqqa që tashmë kontrollohet nga pjesëtarët e ISIS. Ky vend tashmë është vetëshpallur si kryeqyteti i ISIS në Siri, dhe pothuajse kontrollohet çdo ditë nga më shumë se 5.000 xhihadist. Dhe për këtë arsye, Putin pritet të mobilizojë 150.000 rezervistë me të vetmin qëllim që të çrrënjosë nga faqja e dheut organizatën terroriste ISIS.
Sigal