Vjosa Osmani takon tre policët që u rrëmbyen nga serbët: Kosova e njeh përkushtimin dhe sakrificën tuaj!

28
Sigal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot tre policët që u rrëmbyen dhe u mbajtën në burg nga Serbia disa ditë më parë.

Ajo u ka uruar atyre mirëseardhjen në Kosovë si edhe ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani.