Dënohet me 8 vite burg djali i kundërshtarit politik të Lukashenkos

41
Sigal

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me 8 vite burg Eduard Babariko, djali i ish-rivalit presidencial të burgosur të Lukashenkos, Viktor Babariko, raportuan të mërkurën mbështetësit e tij dhe media shtetërore.

Eduard Babariko u shpall fajtor për evazion fiskal dhe “bashkëfajësi në nxitjen e mosmarrëveshjeve sociale dhe armiqësive” në një gjyq që filloi në maj, gati tre vjet pas arrestimit të tij. Por ai i mohon akuzat.

Babariko u arrestua në qershor 2020 së bashku me babanë e tij Victor, një bankier dhe filantrop i shquar.

Në atë kohë, babai konsiderohej kundërshtari kryesor në zgjedhjet presidenciale të Aleksandër Lukashenkos, i cili drejton Bjellorusinë që nga viti 1994. Djali ishte kreu i shtabit zgjedhor të babait të tij.

Victor Babariko u dënua në vitin 2021 me 14 vjet burg për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohoi. Vendimi i gjykatës u kritikua nga Perëndimi dhe opozita bjelloruse, figurat kryesore të së cilës janë të gjitha të larguar ose burgosur.