Emmanuel Macron, Presidenti i ri i Francës

136
Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që janë mbajtur ditën e sotme.
Macron fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 me 65.1% të votave, sipas rezultateve paraprake.
Exit-poll-et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të Emmanuel Macron.
Por ende pa përfunduar numërimi i votave, Marine Le Pen ka përgëzuar për fitoren, Presidentin e ardhshëm të Francës, Emanuel Macron.