Drogë nga Shqipëria: 10 shqiptarë të arrestuar në disa qytete të Italisë

102

Karabinierët e Firences arrestuan dhjetë persona në krahinat e Firences, Sienës, Pratos, Parmës, Milanos, Romës dhe Vareses.

Hetimet zbuluan një grup kriminal të organizuar, të përbërë nga shqiptarë, të angahuar në gjetjen dhe shitjen e kokainës dhe marihuanës, që vinin të dyja nga Shqipëria.

Baza e kokainës ishte Firence, ku shitej me shumicë, kursë marihuana nga Shqipëria që transportohej me det, arrinte në qytete të ndryshme të Italisë. 275 kg marihuanë dhe 6 kg kokainë u konfiskuan gjatë operacionit.