Donald Trump sulmon muslimanët

172
Kandidati republikan per president Donald Trump e gjeti veten te sulmuar nga rivalet e tij ne debatin e radhës, teksa mbrojti deklaratën se Islami e urren Amerikën.
Donald Trump:
Mund te jesh politikisht korrekt nëse do, por unë nuk dua te jem politikisht korrekt. Unë dua te zgjidh problemet. Ne kemi nje problem serioz. Islami na urren dhe kjo eshte nje urrejtje e frikshme. Islami po përdor mjete te renda, gratë po trajtohen ne mënyre te tmerrshme, kane ndodhur shume gjera te këqija dhe ne duhet ta zgjidhim kete problem përpara se te jete shume vone.
Marco Rubio:
Nuk jam i interesuar te jem politikisht korrekt, por te jem korrekt. Ka probleme me sunite dhe Shiite qe jane te radikalizuar, nuk ka dyshim, por nëse shohim sfidat qe kemi përpara duhet te bashkëpunojmë me muslimanet qe nuk janë radikale, me jordaneze,saudite, mbretëritë e Gjirit Persik dhe Egjiptin per te mposhtur ISIS.
Edhe kandidatet Cruz dhe Kasich deklaruan se SHBA duhet te mbajnë raporte te mira me vendet muslimane ne Lindjen e mesme per te luftuar shtetin islamik. Kësaj here munguan fyerjet personale.
Ted Cruz:
Ka ndryshime mes nesh. Trump mbështeti Clinton dhe Kerryn. Tani thotë se bie dakord ne parim me ate qe bëjnë ate, vetem se thotë qe duhet te negociojmë marrëveshje pak me te mira.
John Casich:
Kam bere fushate pozitive me synimin qe te tregoj angazhimin dhe vizionin tim, qe te rrisja standardet ne politiken presidenciale, dua qe fëmijët te shohin si mund te kandidosh dhe te jesh nje dite president. do vazhdoj te bej ketë fushate, te kthej paratë dhe influencën tek amerikanet.
Debati dy orësh i transmetuar nga CNN u fokusua ne çështje te politikes se brendshme dhe te jashtme, emigracionin e paligjshëm dhe marrëveshjet e tregtisë se lire. Votimet e radhës do te zhvillohen ditën e marte ne pese shtete te mesha, Florida, Illinois, Missouri, Carolina e Veriut dhe Ohio.