Dhjetëra mijëra protestues pushtojnë rrugët e Hong Kongut, duan ndalimin e ekstradimit në Kinë

118

Hong Kongu është përballur me një tjetër tubim masiv, me njerëz që u derdhën rrugëve për të kërkuar shfuqizmin e e projekt-ligjit që do të lejonte ekstradimin në territorin e Kinës.

Policia ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe bombolat me piper për të shpërndarë turmat.

Më shumë se dhjetë mijë banorë të Hong Kongut rrethuan godinën legjislative të drejtuar nga Kina, duke shprehur shqetësim lidhur me një projekt-ligj të ekstradimit që do të lejonte personat që të dërgoheshin në Kinë për t’u gjykuar atje.

Protestuesit gjithashtu janë mbledhur rreth Lung Wo, një autostradë kryesore lindje-perëndim që ndodhet pranë zyrave të Shefit Ekzekutiv të Hongkongut, Carrie Lam.

Protesta masive ka parë qindra oficerë, shumë prej tyre të pajisur me armatime të përshtatshme për t’u përballur me turmat e egërsuara.

Ndërsa situata u përshkallëzua, disa protestues u përpoqën të futeshin brenda këshillit të qytetit, duke lëvizur barrikadat dhe duke hedhur çadra dhe objekte të tjera ndaj policisë.